Kryeministri Edi Rama vijon takimet me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet. Pasditen e sotme, ai zhvilloi takimin me strukturat në njësinë 8, 9, 11.
Gjatë fjalës së tij, Rama vendosi fokusin tek drejtësia, epiqendra e momentit krahas fushatës zgjedhore, për të cilën u shpreh se drejtësia duhet të jetë e verbër dhe e paanshme.

“Nuk na mundin dot. Sot ulërasin lloj lloj speciesh të kënetës politike dhe mediatike, vazhdon çon denoncime te SPAK. Nëse drejtësia është ndëshkim që është shpata dhe rolin kryesor e ka prokuroria në shpatë. Drejtësia është edhe peshore. Drejtësia duhet të jetë e verbër, e paanshme.
Në peshore vihen provat. Drejtësia e ka shpatën, ndryshe nga ne, por duhet peshorja dhe sytë e mbuluar.”, u shpreh Rama përpara strukturave.