Para zgjedhjeve të parakohshme bashkiake të marsit 2022, u publikuan disa sondazhe të mia për 6 bashkitë ku u zhvilluan atozgjedhje. Në të gjashtat, kandidatët e Berishës për kryebashkiakëmë rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Bashës. Madje nëShkodër, kandidati i Berishës më rezultoi me epërsi edhe ndaj kandidates së Ramës.

Pas atyre sondazheve, shumë antiberishistë bënin komente, qëpërmblidheshin me pyetjen: “Si mund të marrin kandidatët e Berishës më shumë vota se ata të Bashës, ndërkohë që ky i fundit zotëron grupin parlamentar dhe degët/seksionet e PD-së?”Përgjigjia që u jepja komenteve të tilla atëherë ishte se sondazhet unë e kisha zhvilluar me votues të thjeshtë të 6 bashkive, e jo me deputetë apo drejtues të degëve/seksioneve tëPD-së…

Dhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të marsit 2022 e konfirmuansondazhet e mia parazgjedhore: Në të gjashta bashkitë, kandidatët e Berishës për kryebashkiakë rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Bashës. Madje në Shkodër, kandidati i Berishës rezultoi me epërsi edhe ndaj kandidates së Ramës.

Para zgjedhjeve të majit 2023, publikova sondazhe në tri bashki kryesore: Tiranë, Shkodër, Durrës. Dhe në të tria, kandidatët e Ramës më rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Berishës.

Pas atyre sondazheve, shumë antiramistë bënin komente, që përmblidheshin me pyetjen: “Si mund të marrin kandidatët e Ramës më shumë vota se ata të Berishës, ndërkohë që Ramakritikohet çdo natë nga analistë në media dhe nga organizata ndërkombëtare?” Përgjigjia që u jepja komenteve të tilla atëherëishte se sondazhet unë i kisha zhvilluar me votues të thjeshtë tëbashkive, e jo me analistë mediash apo punonjës organizatashndërkombëtare…

Dhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të majit 2023 i konfirmuan sondazhet e mia parazgjedhore: kandidatët e Ramës për kryebashkiakë rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Berishës në të tria bashkitë. Madje me epërsi të madhe.

Edhe për sondazhet që kam zhvilluar javët e fundit, janë bërë komente si të mësipërmet. Mbetet të shohim nëse sondazhet e tanishme parazgjedhore (që parashikojnë deri më sot një fitore të Ramës) do të më konfirmohen në zgjedhjet e 11 majit…