Fjala në Kuvendin Rinor e Sekretarit të Rinisë Roy Bashaj:
Mirë se keni ardhur në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste të Shqipërisë,
Ajo që nisi me po këtë entuziazëm si në këtë sallë në të 61 bashkitë e vendit dhe që më pas gjeti mbështetjen edhe të drejtuesëve politik, që u kthyen dhe në mentorët tanë, solli në jetë atë që po ndodh sot që në fakt që prej fillimit ishte konceptuar dhe dizenjuar si një hapësirë rinore të barabartësh, një hapsirë rinore diskutimi, me punë, me vepra konkrete, e iniciuar, e nxitur me shumë besim e kurajo nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Besoj të gjithë e dimë se çfarë kemi bërë dje dhe çfarë do të bëjmë sot nuk është mjaftueshëm për këtë që kemi ngritur. Puna jonë do të duhet të kthejë prozhektorët në sfidat që brezi ynë dhe rinia në vetëvete ka. Të gjitha këto sfida që ne do të nxjerrim do duhet të jenë dhe në planin dhe vizionin e Partisë Socialiste jo vetëm në zgjedhjet që do të vijnë por edhe në katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Unë di tju them që ka një garanci që kjo do të ndodhë.
Po përmend të dyja thirrjet e platformës deputeti që duam, të dyja thirrjet e akademisë politike, përfaqësinë rinore në çdo nivel, një Ministri e shoqes sonë Borës, një Ministri dedikuar vetëm për rininë, një secretariat rinie që me besimin e kryetarit Rama dhe votëbesimin e Asamblesë Kombëtare iu besua një të riu 24-vjeç ashtu sikurse unë, janë fakte dhe prova që flasin se ka vetëm një forcë progresiste, ka vetëm një parti që di të ecë në sinkron me të rinjtë çdo ditë për punë më të mira dhe të ardhme të qendrueshme.
Unë së bashku me ju që këtë mozaik të rinisë nga e gjithë Shqipëria, këtë sallë të sotme të tejmbushur me rini, ta përdorim dhe si një ftesë për këdo që na ndjek këtu dhe nga diaspora. Nëse dhe ata ashtu sikurse në e kanë të lidhur të ardhmen me Shqipërinë, nëse dhe ata duan që ëndrrat dhe vizionet e tyre të kthehen në gjëra të prekshme, nëse dhe ata dëshirojnë që nesër të jenë qytetarë europianë por duke kontribuuar për Shqipërinë 2030 që sot, atëherë nuk duhet humbur asnjë sekond askund tjetër dhe me asnjë forcë tjetër politike përveç asaj force që di të rigjenerojë veten, që di të ofrojë gjithmonë oferta më të mira, që di të përfaqësohet me rininë, vetëm më Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Unë nuk dua të marr më asnjë sekond kohë nga puna e mrekullueshme e të gjithë shokët dhe shoqet tanë këtu para meje kanë bërë këto ditë, por dua tju kujtoj një frazë të Kobe Bryant: Jobs not done, puna s’ka përfunduar.
Në fakt të gjithë sapo të dalim nga kjo sallë duhet të tregojmë me punë që ky besim që kemi është totalisht i merituar.
Shumë faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve.