Lajme të mira vijnë nga Anglia për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mund të riktehehet në fushën e lojës më shpejt seç ishte parashikuar në fillim. Pas analizave të fundit mjekësorë është mësuar se rikuperimi i Brojës ka shkuar mirë dhe kjo jep shpresë se 23-vjeçari do të jetë i gatshëm shumë shpejt.

Mendohet se Broja do të mund të luajë pas 6 javësh, afërsisht i bie të jetë i gatshëm nga mesi i muajit mars. Padiksutim ky lajm gëzon Sylvinhon dhe drejtuesit e Evertonit.

Kjo pasi sulmuesi mund të jetë i gatshëm të kontribuojë për Kombëtaren në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që nisin në muajin mars, saktësisht ndaj Anglisë me 21 mars. Gjithashtu do të jetë i gatshëm për skuadrën nga Liverpool në pjesën më delikate të sezonit, për të dhënë edhe ndihmën e tij në garën për të mbijetuar në Premier League.

Shanset janë të mëdha dhe tashmë shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.