Armando Broja e nisi keq vitin 2025 pasi më 9 janar sulmuesi u dëmtua kundër Peterborough në FA Cup dhe fillimisht u tha se do ishte për të paktën tre muaj jashtë.
Nga Anglia bëjnë me dije se sulmuesi i Everton mund të ketë një rikuperim më të shpejtë të kyçit të djathtë të këmbës dhe do jetë gati vetëm në gjysmën e dytë të marsit.
Diçka e tillë shuan shpresat se 23-vjeçari do mund të grumbullohet nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho, për dy ndeshjet e marsit kundër Anglisë më 21 dhe Andorrës më 24.
I huazuar nga Chelsea te Everton, Broja e nisi sezonin me vonesë për shkak se në “Goddison” shkoi i dëmtuar dhe sapo filloi të shihej si një titullar erdhi lëndimi i rëndë në FA Cup. Djaloshi i Kombëtares do vijojë të mbetet te Everton deri në fundin e sezonit dhe trajneri Moyes shpreson ta ketë të gatshëm pas marsit, pasi nuk do donte të rrezikonte sërish një tjetër lëndim për sulmuesin.