Detaje të reja kanë dalë në lidhje me largimin e dosjeve mëngjesin e sotëm nga Bashkia Tiranë me anë të një kamioni. Burime thone nga Bashkia bëjnë me dije se është zhvendosja e Drejtorisë së Transporteve në një godinë tjetër.
Të njëjtat burime konfirmojnë se zhvendosja e kësaj drejtorie do të bëhet në një godinë në bulevardin Zogu i Parë.