Futbollit elitar në Evropë nisi të premte me disa nga ndeshjet e para për javët përkatëse.
Në Serie A të Italisë ishte Lecce që fitoi 1-3 në udhëtim kundër Parmës. Puljezët me Ylber Ramadanin në fushë nga minuta e parë, u rikthyen te tri pikët pas dy humbjeve radhazi.
Valeri me penallti kaloi Parmën në epërsi, ndërsa dy minuta më vonë brenda pjesës së parë ishte Krstovic që barazoi shifrat. Fraksioni i dytë foli për Leccen që iu fal dy asisteve të Krstovic dhe dopietës së Pierottit për të marrë tri pikët.