Robert Lewandowski e ka vetë në dorë kontratën e tij me Barcelonën. Sulmuesi polak nuk varet nga dëshira e drejtuesve të klubit, por nga një klauzolë të cilën ai e ka plotësuar.

Me aktivizimin në ndeshjen kundër Las Palmas, ai ka kaluar 55% të numrit të ndeshjeve si titullar, shifra e parashikuar në kontratë për rinovimin automatik të kontratës së tij për sezonin e katërt si katalanas.

Kur u transferua nga Bayern te Barcelona, Lewandowski firmosi kontratë katërvjeçare. Sipas kontratës, viti i katërt do të regjistrohej automatikisht me 55% të ndeshjeve si titullar me minimalisht 45 minuta lojë.

Pra, deri më qershor 2026, Robert Lewandowski do të jetë lojtar i Barcelonës.