Presidenti Donald Trump do të zhvillojë një bisedë telefonike me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, ndërsa liderët e Kanadasë po përpiqen të përgatiten për një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Trump përmendi bisedën e planifikuar pasi u kthye në Uashington nga Florida ,të dielën mbrëma dhe zyra e Trudeau konfirmoi se një telefonatë ishte planifikuar.

“Kanadaja ka qenë abuzive me Shtetet e Bashkuara për shumë vite”. theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë ,ndërsa ai e përshkroi marrëdhënien tregtare midis dy vendeve si një “rrugë njëkahëshe”.

Trump nënshkroi urdhra ekzekutivë të shtunën në mbrëmje për të goditur Kanadanë me detyrime të dëmshme , prej 10 për qind për energjinë dhe 25 për qind për gjithçka tjetër.

Ato hyjnë në fuqi të martën, kur zbatohen tarifat amerikane.

Brenda tre javësh, Otava planifikon të shtojë tarifa të tjera prej 125 miliardë dollarësh për qindra mallra të tjera amerikane pas konsultimit me industrinë.

Trudeau deklaroi se masat shtesë jo-tarifore po diskutohen nga qeveritë federale dhe provinciale, duke përfshirë disa që lidhen me mineralet dhe energjinë.