Nga Artan Hoti

Teksa po kthehesha nga puna dreken e 10 shkurtit u përballa si çdo ditë me shitësin e bukës, e kuptova pa u futur ende që nga jashtë dyqanit që ishte i gëzuar teksa po fliste me vetën përballë një ekrani televizori të vjetër që e kishte ngjitur me banakun të cilin e mbante ndezur përhera, sapo u futa në dyqan dhe u ndeshen shikimet tona menjëherë ai shpërtheu me një fytyrë që i ndriçonte, më tha atë që i thoshte çdo blerësi që i futej në dyqan.

“E morrë vesh?”

“Çfarë?” i thëm

“Të thash që SPAK s’të fal, sduan t’ia dinë për askënd ata, janë amerikanët dhe europianët nga mbrapa” përfundoi si me një revoltë të një njeriu që nuk e besonte askush për parashikimin plot shpresë që kishte bërë ndërsa sot ishte kthyer përmbys gjithçka mendohej si e pamundur duke u bërë e mundur me profecinë e vetë të realizohet.

Altini i Sanijes, siç e thërrasin banorët e vjetër të lagjes, është një mesoburrë ku të vetmet institucione për të cilat ka besim janë ambasadat e huaja.

Nga herë e fundit kur më përcolli lajmin e arrestimit të zyrtarit më të lartë të arrestuar në Shqipëri ndonjëherë, të Ilir Metës, këtë here ishte edhe më i ekzaltuar, me gjasë sepse miqtë e vetë në lagje e ngacmonin deri tani se, përtej se janë arrestuar me dhjetëra ministra dhe kryetarë bashkie nga partia që qeveris vendin, SPAK ishte për ata KAPS dhe ajo drejtohej nga Partia Socialiste ose Edi Rama duke pasur qëllim të arrestonte vetëm opozitarët berishist, tani ai mund t’u thoshte atyre plot krenari se sistemi i drejtësisë nuk bën dallime mbi pushtetarët e nivelit të lartë që heton dhe dërgon për gjykim pasi ka mbledhur prova ku dyshohet se janë shkelur ligjet e republikës.