Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Gega shkroi:

“U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar.”
Gjatë mandatit të Veliajt, Tirana ka përjetuar një transformim të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, duke e kthyer qytetin në një qendër dinamike për aktivitetet fizike. Një nga arritjet më të mëdha ishte shpallja e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit, një titull prestigjioz që solli dhjetëra evente ndërkombëtare dhe investime në terrene moderne.

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar dhe rikonstruktuar palestrat e shkollave, fusha sportive dhe pista atletike, duke krijuar kushte më të mira për sportistët profesionistë dhe komunitetin në tërësi.