Nga Ali Salaj VOA
Grupi i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) në Mal të Zi po zhvillon për çdo ditë protesta duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë për ngjarjen në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë.
Studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi. Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq ai.