Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë dhe Bërzhitë tha se vzita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, i vuri vulën marrveshjes për lidhjen me kabullin nënujor të transmetimit të energjisë me Italinë. Rama gjithashtu tha se falë marrëveshjes do të jemi 100% të pavarur dhe nuk do e blejmë më nga jashtë por do e prodhojmë këtu dhe do kemi energji edhe për t’ju shitur të tjerëve. Më tej Kryeministri theksoi se për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji.

“Ajo që patë me Presidentin e Emirateve, vzita e tij i vuri vulën marrveshjes për lidhjen me kabullin nënujor të transmetimit të energjisë me Italinë, që ne do të na bëjë në 2030 jo vetëm që të jemi 100% të pavarur, por nuk do ja shtrimë më dorën njeriu dhe nuk do e blejmë nga jashtë por do e prodhojmë këtu dhe do kemi energji edhe për t’ju shitur të tjerëve dhe kjo falë marrëveshjes. Për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji,” tha Rama.