Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte tepër i shkurtër, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje.

I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha: “Jo, ishim ulur me Prokurorin në një kafe dhe padashje mori celularin tim. Ja solla të tijin dhe mora timin.”

I pyetur se cili prokuror e ka marrë në pyetje, aktori tha: “Nuk ia di emrin, ishte rastësi”.