Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën. Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.