Inter Miami mbrëmë e nisi me barazim sezonin e ri në MLS, duke fituar vetëm 1 pikë në ndeshjen ndaj New York City, mbyllur 2-2.

Lionel Messi shkëlqeu në këtë takim, edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Sulmuesi argjentinas dha dy asiste për shokët e tij të skuadrës dhe vendosi një rekord.

Me këto dy asiste që dha mbrëmë në MLS, Messi tashmë shkon në kuotën e 381 asisteve në karrierë, një shifër e jashtëzakonshme dhe unike, si asnjë futbollist tjetër në histori.

Inter Miami rrezikonte ta mbyllte ndeshjen në disavantazh 1-2, por në sekondat e fundit të takimit, Leo Messi dhe një asist fantastik për Segovian, i cili shënoi golin e barazimit.

Messi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, gjë shumë e zakonshme për të edhe në fund të karrierës.