Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Ajo pritej. Mesut Ozil i futet politikës.

Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga futbolli në mars të vitit 2023 (në moshën 34 vjeç), u zgjodh anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila është e kryesuar nga presidenti turk, Taip Erdogan.

Özil, i cili zgjodhi presidentin turk si dëshmitar në dasmën e tij në vitin 2019, u nominua gjatë një kongresi politik të mbajtur në Ankara.