Michelle Obama reagoi pas thashethemeve të shumta të divorcit me një postim në Instagram, ndërsa njoftoi një projekt të madh me Barack Obama-n.
Ish-Zonja e Parë, 61 vjeçe, tha se Qendra Presidenciale Obama do të nderojë Hadiya Pendleton, një adoleshente e vrarë në vitin 2013, me një kopsht përkujtimor në Çikago. Ajo iu referua Barack si “burri im”, duke hedhur poshtë spekulimet për fundin e martesës së tyre 32-vjeçare.
Raportet e fundit pretendojnë se çifti Obama po jetojnë të ndarë dhe në heshtje po përgatiten për divorc. Burimet sugjerojnë se tensionet u rritën pasi Barack dyshohet se i bëri presion Michelle për të kandiduar për presidente, duke çuar në diskutime të nxehta.
As Barack dhe as Michelle nuk i kanë adresuar publikisht thashethemet, por Michelle i ka pranuar vështirësitë e së kaluarës në marrëdhënien e tyre.