Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ishte i pranishëm në shfaqjen e dokumentuarit “Në besë të shqiptarëve” i cili u mbajt në Muzeun e Forcave të Armatosura.
Vengu ka vlerësuar dokumentarin “Në besë të shqiptarëve” të realizuar nga Rudina Xhunga. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shkruan se ky dokumentar na kthen pas në kohë, duke kujtuar aktin e jashtëzakonshëm të humanizmit dhe guximit të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai shprehu gjithashtu se besa është një nga vlerat më të çmuara të identitetit kombëtar shqiptar, e cila është e rrënjosur thellë në traditën dhe kulturën tonë, si një udhërrëfyes moral dhe shoqëror.
“Në besë të shqiptarit” na bëri sërish bashkë, këtë herë në shtëpinë tonë, me ish-ushtarakë dhe të rinj që e shohin të ardhmen e tyre në Forcat e Armatosura.
Dokumentari i Rudina Xhunga sjell në vëmendje ngjarjet e 81 viteve më parë, kur 30 burra dhe gra të ushtrisë amerikane gjetën mbështetje te besa dhe mikpritja e shqiptarëve. Momente që na kthejnë pas në kohë dhe rikujtojnë aktin e jashtëzakonshëm të humanizmit dhe guximit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një histori që na jep mundësinë të reflektojmë mbi një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë kombëtar: Besën, e cila mbetet e rrënjosur thellë në traditën dhe kulturën tonë, si një udhërrëfyes moral dhe shoqëror. ”- shkruan Pirro Vengu.