Moise Kean po udhëheq skuadrën e Fiorentinës këtë sezon. Një periudhë e jashtëzakonshme për sulmuesin e kombëtares “azzurre”, që pas dopietës të së enjtes ndaj Interit ka kaluar Thuram në renditjen e golashënuesëve të Serie A, ku ai tashmë numëron 15 gola, ndërsa më mirë se sa ai ka bërë vetëm Retegui, me italo-argjentinasin që numëron një gol më shumë se sa ai.

Një lojtar i shndërruar me fanellën “vjollcë”, shumë larg paraqitjeve zhgënjyese të tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Me këtë ritëm Moise Kean pritet të jetë një prej kandidatëve për të qenë “Këpuca e Artë” e këtij sezoni në Serie A.