Nga Walker te Gimenez, por “djalli” nuk dëshiron të ndalet këtu. Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po punojnë për të afruar në Milano një tjetër sulmues, bëhet fjalë për Joao Felix. Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit portugez, ndodhet në Londër duke negociuar me ekipin e Chelsea-t. Mendes po insiston që Chelsea të lë të lirë sulmuesin në formë huazimi, po detyrim blerje, por një huazim i thatë deri në fund të këtij sezoni.

Furlani po përpiqet t’i bëjë një dhuratë të fundit trajnerin Conceiçao, sulmuesin që trajneri preferon, por kjo nuk do të jetë shumë e lehtë pasi koha nuk premton, plus që “djalli” nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë pas siguruan kartonin e Gimenez.

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në këto orë të fundit të merkatos, nga Milano u largua Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll u prezantua tek ekipi i Gallatasarait. Morata u largua në formë huazimi për 6 milionë euro deri në janar 2026.

Klubi turk ka të drejtë të blej kartonin e tij për 8 milionë euro në janar 2026. Gallatasary ka të drejtë të shtyjë huazimin deri në qershor 2026, por në këtë rast duhet të paguajë 9 milionë euro. Vetë lojtari do të përfitojë 6 milionë euro.