Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se si të regjistrohen. Ai thotë se në këtë platformë mund të riaplikohet pa limit deri më datë 4 Mars
“Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim. Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqiperi sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit.”, shkruan Celibashi.