Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i ftuar në emisionin “Open” në News24 hodhi akuza në drejtim të kryetarit të partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Noka tha se kompania “Prime Capital” ka marrë leje nga Rama për resort turistik në Gjirin e Lalzit.
“Nëse Prime Capital s’ka marrë leje nga Edi Rama, Flamur Noka jep dorëheqjen nga çdo funksion politik”, tha ai.
Noka akuzoi edhe partinë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt si parti që financohet nga George Soros.
Flamur Noka: I bëjnë opozitë, opozitës. I sponsorizon Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kapllan partinë kush e mban me tendera? Partia e AliBashës është. Qori është një majtist ekstrem, por nuk i hapen dyert në media. Këta të tjerët dalin dhe i bëjnë opozitë opoizitës. AliBasha është kapllan-partia, pengu është peng, prime Capital ka marrë leje në fund dhjetorit për resort turistik në Gjirin e Lalëzit, këta janë opozitë? Shkoni pyeteni dhe do ju thonë. Kjo është historia. Mori leje në Gjirin e Lalzit për vila dhe hoteleri e turizëm.Nëse Prime Capital s’ka marrë leje nga Edi Rama, Flamur Noka jep dorëheqjen nga çdo funksion politik… Kush e ndërtoi vilën e Ajola Xoxës në Mullet? Është fakt. Në rast se Prime Capital nuk ka marrë leje në dhjetor 2024 për resort në Gjirin e Lalzit, unë iki nga politika. Partia e atij tjetrit (Lapajt) është parti e Sorosit ajo. Dash Shehi ka vendosur t’i bëjë opozitë opozitës, rruga e mbarë i qoftë. Opozita jemi ne. Jemi 16 parti në frontin e opozitës.