Gazetari Flogert Muça duke folur mbi deklaratat e Sali Berishës se për heqjen e non-gratës ndaj tij prej SHBA-së do lobohet në një moment të dytë, tha se përtej oqeanit nuk ka lajme të mira.

Sipas tij, edhe Belind Këlliçi ndoshta e ka gënjyer Berishën, pasi u kthye nga Amerika në një kohë kur Trump ka halle të tjera si Groenlanda, Kanadaj apo Gaza.

“Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira. Beloja ndoshta i ka gënjyer. Këlliçi nuk flet më për këtë çështje.

Situata ka ngelur pezull. Trump ka hallin e Groenlandës, Gazës, taksave, këta pretendonin se do kishin hallin tonë.

Doktori ka të drejtë, demokratët nuk e kanë pyetur shumë për non gratën, mbi 450 mijë e votuan.

Edhe unë mendoj se problemi nuk është non grata. Problemi i doktorit është me shqiptarët dhe me SPAK”, tha gazetari në ‘Repolitix’.