Sonte do të zhvillohet një dasmë speciale në “Big Brother VIP Albania 4”.

Çifti i zgjedhur nga konkurrentët për të kurorëzuar dashurinë e tyre ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse pati edhe konkurrentë të tjerë në garë.

Ata më pas zgjodhën dëshmitarët dhe befasuan me largimin e dy banorëve nga ceremonia, Laertin dhe Rozanën.

Si surprizë për dasmën, do të performojë grupi i njohur i muzikës shqiptare, “Fisnikët”.

Sipas faqes zyrtare të Big Brother, grupi ikonik do të jetë pjesë e këtij momenti të veçantë për banorët dhe për kënaqësinë e publikut.

Ndërkohë, Jozi, i cili ka interpretuar një këngë të grupit “Fisnikët” më parë në spektaklet e programit, pritet të jetë i lumtur nga kjo performancë surprizë.

Të gjithë janë kuriozë të shohin si do të paraqitet Jozi si dhëndër dhe Loredana si nuse me fustanin e bardhë.