Egnatia e Edlir Tetovës është në një moment të mirë pasi në Elbasan, të dielën, synon fitoren e tetë radhazi në takimet e Abissnet Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.
Në këtë duel Tetova duhet që të bëjë llogaritë jo vetëm me kundërshtarin, i cili është në kërkim të pikëve, por edhe me mungesat e shumta.
“Mes mungesave për shkak dëmtimesh dhe atyre për shkak kartonësh numërohen plot pesë lojtarë kryesorë. Nuk është pak të bësh formacionin pa kaq shumë lojtarë, por nuk dua që të fshihem pas kësaj alibie dhe them se Egnatia ime ka mentalitetin e duhur për të përballuar një transfertë si kjo që na pret”, tha Edlir Tetova para pak çastesh në konferencën e zakonshme për shtyp.
I pyetur nëse Egnatia e tij ndjente presionin e lideres së kampionatit, Tetova u përgj: “Aspak, jemi komod dhe ndihemi mirë me vendin e parë”.