Numri 1 i tenisit në botë, Yannik Sinner, është dënuar me 3 muaj pezullim nga Agjensia Ndërkombëtare e Antidoping, pasi në mars të 2024 rezultoi me ‘Clostebol’. Pas një kalvari të gjatë gjyqesh, Sinner dhe Antidoping kanë arritur marrëveshjen për pezullimin 3 mujor, pasi është konstatuar gjithashtu se substanca është përdorur pa dijeninë e sportistit italian dhe ai gjithashtu nuk ka përfituar në performancë nga përdorimi i ‘Clostebolit’.
Sinner, i sapo shpallur kampion në Australian Open, për shkak të dënimit do të humbasë ‘4 masters’ si Indiana Wells, Miami, Monte Carlo dhe Madrid. Pezullimi ka filluar nga 9 shkurti dhe do të zgjase deri më 4 maj.