“Jam gati të qëndroj ditë e natë në Milanello” për të siguruar vendin e 4”. Ishte kjo deklarata e teknikut portugez të Milanit Sergio Coincecao, menjëherë pas humbjes në kampionat ndaj Torinos. Një ecuri me ulje ngritje për Coincecao në eksperiencën e tij të re si trajner i “Djallit”. Pas suksesit në Superkupë në nisje të vitit, skuadra e tij zhgënjeu pas eleminimit nga Champions, por edhe në Serie A ecuria nuk është ajo që duhet. 8 pikë nga Juventusi i vendit të 4 janë vërtet shumë, por duket se ai dhe skuadra e tij do të provojnë. Vetëm kështu Coincecao mund të shpëtojë pankinën e tij dhe të rikonfirmohet sezonin e ardhshëm.

Sfida për t’u rikuperuar të enjten ndaj Bolognës dhe ajo në fundjavë ndaj Lazios në San Siro bëhen në këtë mënyrë deçizive për ekipin milanez, që nuk i lejohet më të gabojë, pasi në të kundërt sidomos duke patur në konsideratë ecurinë e Juventusit, situata do të komplikohej shumë për kuqezinjtë. Tekniku portugez ka ndërmend të ndryshojë edhe në formacion, teksa pritet të ulë në stol Rafael Leaon.