“Do të kemi një pallat Kongres të transformuar të rinovuar dhe do të shohim se cili është projekti më i mirë. Do të kemi një fond zhvillimi për parkimet nëntokësore si atraksione arkitekturore. Thënë të gjitha këto projekti do të ketë mundësi të realizohet dhe fokusi do të jetë fëmijët. Edhe frekuentuesit nuk do të jenë në kafene, por projektuesi do të jetë në funksion të fëmijëve. Jam shumë i bindur që kur Tirana që ne po e shohim të projektohet hap pas hapi, aty ku janë projektet e skenës dhe të marrë formë në mbarë kryeqytetasit dhe do të jetë kryeqyteti i rajonit dhe do të jetë një qytet ku do të ketë një arsye shumë të fortë për të ardhur dhe komunikuar.

Sot jam i bindur që kjo do të jetë periudha e dytë e Tiranë kryeqytet dhe do të hyjë në radhën e parë të Europës, për arsye jo të një arkitekti, por të një grushti arkitekt.

Siç thotë Erion Veliaj që e ka mësuar nga unë: Ditët më të mira janë gjithmonë përpara”