Prej pak ditësh një objekt i ri ka hapur dyert shumë pranë Prokurorisë së Posaçme. E titulluar “Eurostar Center” në dy katet e para të saj, ka akomoduar edhe një biznesmen jo pak të njohur nga politika. Weblajm.com ka ndarë pamjet e shtetasit Erion Isufi, njëherazi biznesmen në fushën e PR dhe Komunikimeve, së bashku me motrën e tij Aurela Basha shihen teksa futen brenda këtyre zyrave që ndodhem as 10 metra larg derës së SPAK.
Isufi njihet edhe si kunati ish-kreut të opozitës, z.Lulzim Basha, ndërsa Aurela është bashkëshortja e Bashës.
Momentalisht në hyrje të këtij objekti nuk ka një tabelë që tregon transferimin e bizneseve apo selisë së Isufit në godinën pranë SPAK-ut. Ky objekt ku mendohet të ketë trasnferuar selinë Isufi është ndërtuar nga Biznesmeni ish-deputeti Socialist Sadri Abazi.