Barazim 0-0 në “BayArena” mes Leverkusen dhe Bayern, takim ky i vlefshëm për Bundesligën.
Një pjesë e parë shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, teksa u regjistrua vetëm një goditje në portë, ajo e vendasve.
Në fraksionin e dytë, kampionët në fuqi të Bundesligës dominuan në mbajtjen e topit, por hasën vështirësi para portës së bavarezëve.
Tella u shfaq rrezikshëm në të 75-tën minutë, por prapavija e mysafirëve ishte e vëmendshme, duke bllokuar gjithçka.
Bayern kryeson klasifikimin me 55 pikë, ndërsa Leverkusen ka 47 pikë dhe ëshët në vendin e dytë.