Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin verilindor dhe juglindor, por nuk priten reshje.

Ndërsa; nëpër lugina do të ketë mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rënie e lehtë pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosovë

Edhe Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -9°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 4°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë, por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga -8°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 4°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup.

Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore, pjesërisht në Qendër si edhe Europën Lindore duke sjellë; reshje të dendura dëbore.

Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në ishujt Britanikë si edhe gadishullin Iberik, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët, por të ftohtë.