Një tjetër romancë ka përfunduar për këngëtaren shqiptare Enca. E njohur për stilin e saj të guximshëm, një personazh pa tabu, Enca prej dy vitesh po shijonte romancën me masazhatorin afrikan, Mickey Neblett.
Dyshja i ka mbajtur gjithmonë ndjekësit të përditësuar mbi raportin e tyre teksa postimet provokuese dhe intime kanë qenë të shpeshta në profilet e tyre në Instagram. Tashmë në faqen zyrtare të këngëtares nuk gjendet më asnjë gjurmë e partnerit të saj.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në profilin e Mickey Neblett, por dyshja as nk ndiqen më në rrjete sociale.