Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi fotografi të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore janë publikuar dhe shpërndarë gjerësisht nga mediat, me Daily Mail që duket se ka qenë një nga të parat që e ka postuar.

Në postimet e saj në Instagram, Bebe shpreh zemërimin për mënyrën se si paparacët e kanë ndjekur dhe e kanë fotografuar jashtë një spitali, ndërkohë që ajo vuante nga një grip i rëndë në stomak dhe ishte e shtruar për tre ditë.