Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2024 lidhur me luftën ndaj trafikut të narkotikës, pastrimit të parave, korrupsionit dhe zbatimit të ligjit. Në raportin e DASH i cili është publikuar në faqen zyrtare të DASH www.state.gov.al në datën 31 janar, Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe boshllëqeve sa i takon kuadrit ligjor.
“Shqipëria mbetet e cenueshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar, mangësive në kuadrin ligjor dhe rregullator AML/CFT dhe vështirësive në komunikimin ndërmjet agjencive. Ekonomia e Shqipërisë është shumë e varur nga paraja në dorë. Dërgesat dhe investimet nga jashtë, shpesh në para, mund të mjegullojnë burimet e financimit. Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitetet e krimit të organizuar janë burime kryesore të fondeve që pastrohen. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje të drejtpërdrejta me partnerët e tyre në Europë dhe Amerikën e Jugut”, thuhet në raportin e DASH.
Pjesë nga raporti i DASH për Shqipërinë
Dobësitë dhe metodologjitë e pastrimit të parave
Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri janë të lidhura me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, korrupsioni qeveritar, përmes kontratave me probleme, evazioni fiskal dhe kontrabanda. Ekonomia e Shqipërisë e bazuar kryesisht në para të gatshme, kontrolle kufitare të dobëta dhe zbatimi i dobët doganor lehtësojnë një “treg të zi” për kontrabandat e mallrave. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, asetet virtuale dhe projekte të tjera të zhvillimit të biznesit.
Ligji i propozuar i Parlamentit në lidhje me lojërat në internet ngriti shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet.
Autoritetet shqiptare janë efektive në sekuestrimin fillestar të aseteve, por përballen me sfida që plotësojnë kërkesat e provave për të finalizuar veprimin. Ligji shqiptar kërkon që zyrtarët publikë të deklarojnë pasuritë çdo vit dhe të deklarojnë trajtimin financiar preferencial dhe pronësinë përfituese të aseteve. Dispozitat i ndalojnë zyrtarët që të mbajnë para të konsiderueshme jashtë sistemit bankar. Ligji kërkon që kompanitë të regjistrojnë pronarët përfitues dhe llogaritë bankare. Ai kërkon që subjektet financiare të regjistrojnë në mënyrë elektronike llogaritë e klientëve dhe kasafortat dhe t’i raportojnë ato në kohë reale tek autoritetet tatimore.
Kjo u jep autoriteteve akses për të kryer analiza të të dhënave, për të hetuar krimet financiare dhe për të gjurmuar pasuritë e paligjshme.
Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, mashtrimin e kontratave qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para, kontrollet e dobëta kufitare dhe zbatimi i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe projekteve të tjera të zhvillimit të biznesit.