Për herë të parë në histori, një president i SHBA do të jetë i pranishëm në stadium, si spektator, për në ndjekur një finale në Super Bowl. Donald Trump thyen edhe këtë barrierë pasi sipas mediave botërore, presidenti i ri i SHBA do të jetë në New Orleans më 9 shkurt për të ndjekur super sfidën ndërmjet Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles.

Nuk është ende e qartë se kë skuadër do të mbështesë Trump, por sipas disa burime ka një pëlqim për Kansas City.

Trump do të japë edhe një intervistë për FOX përpara këtij takimi.

Prania e Trump në stadium do të rrisë akoma më shumë nivelin e sigurisë pasi në këtë vend disa muaj më parë u vranë 14 persona.

Super Bowl konsiderohet si një matës i sigurisë kombëtare, kërkon një organizim të veçantë dhe prania e Trump e dërgon në një tjetër nivel.