Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat që thonë se ai dëshiron shkrirjen e SPAK. Ai u shpreh se për të dhe PS, SPAK rron 1000 vjet, por duhen standarde dhe jo të mbash dëshmitë me gishta, pa audio dhe video.

Sipas Ramës, drejtësia e pavarur do stërvitet me trupat e tyre.

“Erion Veliaj ta provoj pafajësinë përpara gjykatës, por i ka ardhur radha të shkojë në burg pa gjyq? Po ca po dëgjon ti këtu? Që do shkrijë SPAK? Mos i qani hallin kalorësin për këmbët. Shumica që e garanton SPAK-un dhe e mbështet jemi ne. Se për mua dhe PS, SPAK rron 1 mijë vjet, por patjetër do i themi dhe gjërat që nuk shkojnë. Se nga kush do i dëgjoj SPAK? Nga ata që duan ta shkrijnë? Nga ne do i dëgjoj, sepse janë dhe standardet, i thotë Komuniteti për Torturën i Këshillit të Europës. Ata vazhdojnë akoma mbajnë dëshmitë me gishta, as me audio, as me video. Do shkosh ti në burg që të kam parë te telefoni apo do shkojnë këta të tjerët që ti të bashkëpunosh me ne. Epo kjo punë nuk shkon.

Drejtësia e pavarur do stërvitet me trupat tanë. Unë nuk jam ky që isha kur erdha në 2013, di shumë më tepër. Edhe ata, pas 5 vjetësh do të jenë më mirë. Mua më ka bërë mirë përballja me çdolloj qeverie. Kur do të bësh punën më mirë, kur nuk do, të bën zoti buf kënete dhe të mban aty të degjenerojë komplet”, tha ai.