Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, së bashku me drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, po marrin pjesë në tryezën e zhvilluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen.
Në këtë tryezë, Dumani u pyet nëse SPAK mund të konsiderojë masa të tjera sigurimi më shumë sesa arresti me burg. Përpjekjet për ta nxjerrë SPAK si represiv tha Dumani, janë të dështuara.
“Çdo masë që kërkojmë, përpiqemi të jemi strikt në zbatimin e kritereve. Lloji i masës përzgjidhet nga disa kritere të caktuara. Përpjekjet për ta nxjerrë SPAK si represiv janë të dështuara. Vetëm më pak se 9% në masën absolute janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
49% janë hetuar në gjendje të lirë. Janë hetuar shumë subjekte me shumë masa. Situata në raportin me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK”-u shpreh Dumani.