Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit.
Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, i cili dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi Zenel Muçmata me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.
Sipas uniformave blu janë shoqëruar persona me mbiemër Halilaj dhe Muçmata, por ende nuk është përcaktuar autori i ngjarjes. Sakaq thekson se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e autorit.