Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij. Po flasim për Flor Mumajesin, të cilin e kërkojnë ngado dhe çdo person afër tij nuk i shpëton pyetjes: “Ku është?” Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin.
I ftuar në “Mirëmbrëma yje”, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

“Nga bëhet Flori pyesin të gjithë, o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto nuk m’i thotë mua”- pyeti Arbana.

“Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë”,-u shpreh Klajdi, duke vijuar më tej se disa këngë të reja tanimë i ka bërë.