Presidenti Donald Trump tha se do vendosë tarifa reciproke për te gjitha vendet që taksojnë SHBA-në.
Trump tha nga Shtëpia e Bardhë se do të bëjë një njoftim për tarifat reciproke për shumë vende javën e ardhshme, “në mënyrë që SHBA të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera”.
“Javën e ardhshme do të ketë tregti reciproke, në mënyrë që të trajtohemi në mënyrë të barabartë me vendet e tjera, nuk duam asgjë më shumë dhe asgjë më pak”,- tha Trump gjatë një takimi me kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba.
Trump shtoi se taksat shtesë do të ndihmonin në tkurrjen e deficitit buxhetor të vendit.
Lëvizja për tregtinë reciproke ishte një nga premtimet e fushatës së Trump për vitin 2024. Trump mendon se SHBA duhet të vendosë tarifa për importet amerikane me norma të barabarta për partnerët tregtarë që vendosin për eksportet amerikane.