Në ceremoninë e marrjes së detyrës së Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit, Ilir Bejtja, Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, theksoi se eksperienca e tij do të ndihmojë në koordinimin e punës së të gjithë insitucioneve qëndrore dhe vendore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të qarkut të Elbasanit

“Qarku i Elbasanit është në një moment kyç zhvillimor, veçanërisht në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat e ndikojnë qarkun, e vendosin atë jo vetëm gjeografikisht në qendër të Shqipërisë” – u shpreh Mazniku duke shtuar se: -“Teksa kjo pjesë është duke ndodhur si pasojë e disa investimeve strategjike që po bëhen nga ana e qeverisë, është shumë e nevojshme që të kemi një koordinim shumë më intensiv mes bashkive dhe institucioneve qendrore në qark në mënyrë që të përkthehet nga një zhvillim infrastrukturor, në përmirësimin e jetës së njerëzve në territor në mënyrë të prekshme dhe të përditshme.”

Ministri Mazniku tha se me eksperiencën dhe personalitetin e zotit Bejtja është e mundur që të gjitha punët të shkojnë mirë duke nisur që nga zgjedhjet dhe duke vazhduar me punët që ndikojnë në sigurinë publike dhe emergjencave civile