“Të rinjtë në politikë”, kjo ishte tema që u diskutua këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
E pikërisht për këtë çështje mund të flasin më të mirë ata, të rinjtë.
Ndër të ftuarit ishte edhe Sekretari i Rinisë, Roy Bashaj, i cili u shpreh se të rinjtë paragjykohen prej moshës.
“Po patjetër që ka paragjykime. Mosha është një nga faktorët që mund të përdoret për paragjykim. Për një të ri që ka një pozicion, si në rastin tim po them, Sekretar i Rinisë në PS patjetër që është njëlloj skepticizmi. Nuk them që është demotivuese apo të bën të stepesh, por ajo që e sheh, në mos e dëgjon, e ndjen si ndjesi është fakti që thonë prit se je shumë i ri, sa kohë ke ti përpara. Fjalia që dëgjoj më shpesh është a sikur të isha unë edhe njëherë në moshën tënde nuk e di ça do kisha bërë tani”, tha Bashaj.