Profesor Artan Fuga është revoltuar me mediat shqiptare që merren me fustane, brekë e këpucë.
Ai thotë se mediat shqiptare kanë censuruar fjalimin e fortë të zv.presidentit amerikan, të mbajtur në Mynih.
“Nuk më besuan se do të ketë ngjarje të gjëmueshme, këta pisa që manipulojnë opinionin publik shqiptar?
Mirë atëhere përse nuk botojnë fjalimin e zëvendës presidentit amerikan në Mynih!
Nuk janë gjëmime ato?
Për mirë a keq?
E censuruan mediat, dhe për ta mbuluar sa banaqe darke në tv u morën me fustane, brekë, këpucë, kapele, çanta, … a thua janë mediat për t’u marrë me këto gjëra gjithë darkën!
Prit se gjëmimet po afrohen. Është krim dhe hajvanllik të mbulosh kokën me jorgan për të mos i dëgjuar.
Ali Pasha ecën me kokën e prerë në duar në bulevard”, shkruan profesor Fuga.