Sali Berisha komentoi protestat para SPAK në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt.
Gjatë diskutimeve për programin e PD për familjen, ai tha se “është hera e dytë në histori që rrethohen gjykatat”, ndërsa solli në vëmendje vitet ’80 kur këto institucionin i rrethonte Pablo Escobar.
Ju jeni dëshmitarë këto ditë se në çfarë gjendje ndodhet vendi, çfarë makineri gjigande mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narko shteti dhe regjimi i tij. Një njeri që i thotë qytetit që kam mbjellë 1 mln pemë, ndërkohë ka mbjellë 10 mijë të tilla, por ka marrë paratë, një njeri i cili i thotë qytetit unë do të pastroj, do të bëj model sepse do i djeg plehrat në ndjekësin dhe shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri që ka përdorur një model vjedhje që nuk e kemi dëgjuar më parë, formati 5D që fitonin tendera drejtorët e bashkisë.