Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është e vetmja garanci për SPAK.
Në fjalën e tij, pas dëgjesës së grupit të PS me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, Rama u shpreh se drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe europiane.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë se mazhoranca nuk ka strategji për të minuar asnjë hetim për zyrtarët socialistë.
“Do doja të ndaja disa gjëra sepse shoh përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë, kjo parti, kjo shumicë qeverisëse, unë personalisht, jemi të vetmit garantë të reformës në drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë, ka pasur një sërë reagimesh, kam dy reagime këtu me vete. Njëri është reagim i Afrim Krasniqit, një individ i shoqërisë civile, i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe ligjore, si akt parlamentar këtë takim publik. Ai e konsideron akt minus ndaj drejtësisë. Ky është një opinion, ka shumë opinione, unë po iu jap disa përgjigje, jo vetëm zotit Afrim, por të gjithë atyre që mendojnë si zoti Afrim, që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër. Ajo që unë kërkoj, është drejtësi e pavarur dhe europiane. Nuk e di se ku e gjen zoti Afrim, apo cilido tjetër, që flasin për strategji elektorale për të eleminuar hetimet VIP të drejtësisë. Ky nuk është fakt, është opinion.
Nuk kemi strategji elektoirale për të minuar asnjë hetim. Ne nuk kemi marrë përsipër asnjër ast, që të themi cili është i fajshëm dhe cili është i pafajshëm. E para është pavarësia, nëse do flisnim do kishim prishur më shumë punë. Por sot nuk mund të rrimë pa folur, për ne, tani që SPAK dhe GJKKO që i ngritëm ne dhe i mbështetëm ne, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, ne kemi hyrë në fazën e dytë, drejtësinë europiane, jo ruse, ku profesionalizmi dhe standardet demokratike janë dy kushtet e panegociueshme”, theksoi ai.