Në një botë të dominuar nga tendencat kalimtare dhe shpërqendrimet dixhitale, ringjallja e një romancieri rus të shekullit të 19-të mund të duket e pamundur. Megjithatë, Fjodor Dostoevsky ka gjetur një “shtëpi të re” mes përdoruesve të TikTok dhe Instagram.
Protagonisti i kësaj ringjalljeje është novela e tij e vitit 1848, “Netët e bardha”, një histori thellësisht introspektive e vetmisë, dashurisë dhe nostalgjisë. Dikur e margjinalizuar në diskutimet akademike dhe qarqet e veçanta letrare, novela ka pushtuar tani imagjinatën e një brezi të ri. Madje, edhe libraritë e kanë vënë re trendin. Libraria historike “Hatchards” e Londrës raportoi një rritje të papritur të shitjeve të ëhite Nights, ndërsa botimi i novelës nga Penguin Classics u bë një nga veprat më të kërkuara të përkthyera në Mbretërinë e Bashkuar.
BookTok dhe fuqia e vetmisë
Pjesa më e madhe e popullaritetit të sapogjetur të “ëhite Nights” mund t’i atribuohet #BookTok, një nën-komuniteti letrar në TikTok ku përdoruesit diskutojnë dhe rekomandojnë libra. Hashtag-u #Dostoevsky ka mbledhur miliona shikime, me video që paraqesin transkripte nga libri, lexime të këtyre pasazheve dhe reflektime. Madje në një postim viral thuhet: Ti mendon se e njeh vetminë derisa të lexon Netët e Bardha.
Vetmia estetike është një ide që ndërthur melankolinë romantike me vetë-reflektimin dhe ka qenë një shtytës kryesor i suksesit të romanit në mediat sociale. Përdoruesit kombinojnë fragmente nga libri me imazhe melankolike: rrugë me mjegull, dhoma me qirinj, xhama të lagur nga shiu me shkëlqimin e butë të dritave të qytetit. Atmosfera ëndërrimtare e novelës, e kombinuar me thellësinë e saj emocionale, e bën atë një kandidate ideal për trishtimin e romantizuar që lulëzon në platforma si TikTok dhe Instagram.
Pse ‘Netët e Bardha’ janë kaq të njohura tani?
Me pak më shumë se 80 faqe, Netët e Bardha janë një nga veprat më të shkurtra të Dostojevskit, por kanë shumë fuqi emocionale. Historia ndjek një tregimtar anonim, një ëndërrimtar të humbur në mendimet e tij, teksa endet rrugëve të Shën Petersburgut gjatë netëve të bardha të qytetit. Jeta e tij e vetmuar ndryshon kur takon Nastenkën, një grua të re që pret të dashurin e saj që i mungon. Gjatë katër netëve, ata ndajnë mendimet dhe dëshirat e tyre më të thella, duke krijuar një marrëdhënie intensive, por kalimtare.
Eksplorimi i romanit për dashurinë e pakënaqur, izolimin social dhe dëshirën e madhe ka prekur audiencën moderne. Lexuesit, veçanërisht ata të Gjeneratës Z , identifikohen me protagonistin introvert të Dostojevskit, betejat e brendshme të të cilit pasqyrojnë ndjenjat bashkëkohore të shkëputjes dhe nostalgjisë në epokën dixhitale.
Megjithatë, disa faktorë kontribuojnë në momentin viral të romanit:
Vetmia pas pandemisë: Pandemia e COVID-19 ka intensifikuar ndjenjat e izolimit dhe introspeksionit. Shumë lexues të rinj identifikohen me protagonistin e Dostojevskit, i cili përjeton vetminë pavarësisht se jeton në një qytet plot zhurmë – një ndjenjë e reflektuar edhe në jetën moderne urbane.
E shkurtër por e thellë: Ndryshe nga Krimi dhe Ndëshkimi ose Vëllezërit Karamazov, të cilët kërkojnë një investim të konsiderueshëm kohe, Netët e Bardha janë të ‘lehta’.
Nostalgji romantike: Ka një magjepsje në rritje me romancën e botës së vjetër, letrat e shkruara me dorë dhe shkëmbimet e thella emocionale – koncepte që duken gjithnjë e më të rralla në një epokë dixhitale të mesazheve të çastit.
Thirrja estetike: librat shpesh konsumohen jo vetëm për tregimet e tyre, por edhe për vlerën e tyre estetike.
Dostojevski në epokën dixhitale
Ky obsesion i ri me Dostojevskin ngre një pyetje interesante: si lulëzon një shkrimtar i njohur për thellësinë e tij psikologjike, eksplorimet filozofike dhe monologjet e gjata në një epokë të konsumit të shpejtë dhe hapësirës së shkurtuar të vëmendjes? Një citim i vetëm – qoftë për dashurinë, dhimbjen apo kërkimin e lidhjes – mund të bëhet virale, duke i shtyrë përdoruesit të kërkojnë tekstin e plotë. Por natyra ndërvepruese e platformave si TikTok i lejon lexuesit që të ndajnë reagimet e tyre emocionale, duke e bërë letërsinë të duhet si përvojë e përbashkët.
Fjodor Dostoevsky, i cili kaloi vite në mërgim dhe pësoi humbje të mëdha personale, ka të ngjarë të magjepsej nga rikthimi në vëmendje i punës së tij. Ai shkroi për shoqërinë ruse të shekullit të 19-të dhe preku me temat si: vetmia, ankthi ekzistencial, dashuria e pashpërblyer -që janë ende të rëndësishme dhe universale. Fjalët e tij, dikur të kufizuara në raftet e pluhurosura të bibliotekave dhe kurrikulave universitare, tani lulëzojnë në ekrane, të përqafuara nga një brez i ri që duket se gjen ngushëllim në thellësinë e tyre.