Raporti mes dy motrave Gixhari, Gertës dhe Oltës, ka qenë shpesh një temë diskutimi në publik, por së fundmi ka marrë edhe më shumë vëmendje pas surprizës së bërë nga Olta Gixhari në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Aktorja vendosi të surprizojë motrën e saj Gertën, duke i dhënë mbështetje dhe kurajë për rrugëtimin e saj në lojë.

Megjithatë, ajo nuk u takua me Rozana Radin, edhe pse pati një bisedë të shkurtër me të. Ky detaj ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, duke bërë që ndjekësit të spekulojnë mbi raportin e saj me Rozanën.

Një tjetër detaj që ka nxitur debat është fakti se Rozana ka treguar më herët se Olta i kishte shkruar para hyrjes së Gertës në BBVA, duke i uruar fitoren.

Megjithatë, sot Gerta tha se Olta nuk kishte qenë në dijeni për pjesëmarrjen e saj. Kjo deklaratë ka hapur dyshime, pasi menaxherët e rrjeteve sociale të Rozanës kanë publikuar mesazhet mes saj dhe Oltës, të cilat vërtetojnë se aktorja e ka ditur hyrjen e Gertës dhe madje i kishte dërguar një mesazh urimi Rozanës.