Deputeti i Partisë Socialiste në një intervistë për Abc Neës, tha se masa e marrë nga SPAK për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është e nxituar, pasi ai është një njeri me integritet që është votuar me rreth 200 mijë vota në zgjedhje.
“Ne kërkojmë që të ketë një seriozitet i standardizimit bashkëkohor për të mos fyer dhe cënuar integritetin e kujtdo personi, apo në rastin konkret të një personi, i cili ka treguar para qytetarëve duke marrë një votëbesim. Madje në votëbesimin e fundit ka qenë një fitore mbi 60 mijë vota plus. Gati 200 000 vota, të cilët qytetarët e Tiranës e kanë votuar për ta qeverisur atë. Kur ke individë që kanë punuar, kanë djersitur, janë gjetur pranë njerëzve në momente deçizive, në momente të vështira, siç kanë qenë ato të pandemisë, tërmetit, ndjen një farë afeksioni dhe ndjeshmërie për keqardhje”, u shpreh Qefalia.