Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të niset sot drejt Mynihut për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë. Lajmin e përcolli në rrjetet sociale, ku informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Mynih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh ai. Sepse, sipas tij, e priste një betejë ekzemplare. “Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi kryeministri Rama.